Duket se e ardhmja e danezit Eriksen është jashtë ishullit. Sipas mediave spanjolle, e ardhmja e tij është e lidhur me një kalim të mundshëm në Madrid. Galaktikët e Real janë në gjurmët e 27 vjeçarit që nuk po gjen vazhdimësinë me Spursat.
Sipas mediave iberike Reali i Madridit ofron 25 milion euro për Tottenhamin dhe me kontratën që skadon në qershor 2020, kjo mund të jetë shuma e duhur pasi në të kundërt lojtari largohet falas. Edhe Juventus është vënë në gjurmët e mesfushorit ofensiv, ndaj në Madrid duhet të bëjnë hapat e duhur për të siguruar shërbimet e Kristian Eriksen. Këtë sezon, danezi ka zhvilluar tetë paraqitje duke shënuar edhe një gol.