Pak minuta para se Kukësi të luajë ndeshjen ndaj Vallettës në Champions League, ka folur drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Ai ka folur për përballjen e sotme, duke folur pak për merkaton dhe sezonin e ardhshëm.
Nexhimi ka përmendur dhe pezullimin e Skënderbeut, vendim për të cilin është shprehur se nuk ka qenë një vendim i lehtë dhe që ka dëmtuar futbollin shqiptar.
Mendoj se kemi ekipin për të bërë këtë gjë. Championsi nuk është gjë e re për ne. Sa i përket merkatos, mendoj se edhe pse është folur shumë, boshti i ekipit ka mbetur. Me punën që kemi bërë, kemi rritur konkurencën në ekip.
Guri dhe Plaku?
Të gjithë e dimë ecurinë që ka patur Guri nga janari deri në fund. Nuk është e lehtë të gjesh nëj zëvdës të tillë. Me Plakun kemi bërë njëq zgjedhje të mirë dhe mendoj se sot do bëjmë një punë të mirë. Ekipi i Kukësit ka patur ecuri pozitive në arenën ndërkombëtare. Ky është objektivi i klubit, drejtuesve dhe presidentit.
Presidenti na ka lënë dorë të lirë në lirë. Ndaj Valletës do mundohemi të bëjmë mrië.
Dënimi i Skënderbeut?
Për ne dhe klubin nuk është gjë e mirë. Askush nuk është gëzuar. Nuk është “Asis” për ne pasi ka bërë një reklamë të mirë futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ne jemi këtu tani për të bërë më të mirën.
Valleta?
Nuk i nënvlerësojmë por as mbivlerësojmë, do bëjmë maksimumin për të kaluar këtë tur.
Sezoni i ri?
Mendoj se kemi bërë bjë punë të mirë. Objektivi është titulli kampion.
Ndeshja e sotme?
Të fitojmë dhe të mos pësojmë gol.