Klubi i Serisë B, Livorno ka njoftuar ditën e djeshme se tashmë trajneri i ri i ekipit do të ishte Paolo Tramezzani. Në njoftimin e bërë,klubi deklaron arritjen e marrëveshjes me ish zëvendës trajneri e Shqipërisë dhe prezantimi zyrtar i tij do të bëhet në datën 13 dhjetor.
Teksa pritet prezantimi i tij, Tramezzani ka dhënë një intervistë për “Tuttosport” të cilët i vlersojën eksperiencën me Kombëtaren shqiptare në kohën e De Biasit.
“Ajo që më erdhi në fillim ishte dëshira për të bërë sa më mirë me Livorno. Kishte disa probleme burokratike, por besimin për të qenë këtu e kisha që nga momenti i parë. Më pëlqen të jem këtu, të përfaqësoj këtë qytet dhe t’i jap forcën e duhur. Kam pasionin e duhur, ngrohtësin e ekipit dhe tani këtë duhet ta përcjellim tek lojtarët në fushë. Pata mundësinë të ndiqja ekipin dhe kemi cilësi të mira, por e rëndësishme është të qëndrojmë afër njëri-tjetrit dhe më pas rezultatet do të vijnë”, është shprehur Tramezzani.