Françesko Toti ka shënuar pak çaste më parë kundër Torinos, në sfidën që është duke u luajtur minuta e 57-të, rezultati i së cilës është 2-1 në favor të “granatave”.
Roma e gjeti veten në disavantazh 2-0, ndërsa Spaleti futi në lojë Totin që shndërroi në gol një 11-metërsh, vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë.
Por kjo foto ku Toti duket shumë rehat në dhomat e zhveshjes ka qarkulluar në internet vetëm pak minuta para se kapiteni roman të hynte në fushë.