Ndeshje jo e mirë për Albin Dokën në sfidën që skuadra e tij Gorica zhvilloi ndaj Osijek. Ish-mbrojtësi i Tiranës mori dy kartona të verdhë, nga një për çdo pjesë duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë që në minutën e 72-të.
Osijek shënoi golin në fund të pjesës së parë me penallti nga Mierez ndërsa Gorica edhe pse me një lojtar më pak barazoi ndeshjen. Skuadra vendase gjeti golin e fitores në minutë e 97-të duke dalë kështu me 3 pikë nga kjo ndeshje.
Pas paraqitjeve pozititve të bërë në ndeshjet e para, Doka e “djallos” në sfidën e sotme dhe do të mungojë kështu në sfidën e radhës.