Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshje miqësore mes Kukësit dhe Vllaznisë. Takimi I zhvilluar në komplesin Football Republic filloi me disa minuta vonës, por në fund nuk nxorri asnjë fitues. Fillimisht ishte Vllaznia që gjetin e golin e parë në minutën e 38-të me sulmuesin e afruar së fundmi, Dilaver.
Fraksioni i parë mbyllet me fitoren e skuadrës shkodrane, ndërsa në të dytën Kukësi reagon duke barazuar ndeshjen me Limajn që nga penalltia në minutën e 57-të nuk gabon. Me këtë gol të shënuar nga ekipi verilindor mbyllet edhe I gjithë takimi pasi në minutat në vazhdim të dy trajnerët aktivizuan të gjithë lojtarët e stolit.
Kukësi-Vllaznia 1-1