Temperaturat e ulëta kanë pushtuar vendin, megjithatë te Skënderbeu nuk ndalen. Një ndër futbollistët e korçarëve, është edhe mesfushori Bruno Dita.
Ky i fundit ka dhënë një prononcim për Supersport teksa ka zbuluar objektivat e këtij viti kalendarik. Nga ndeshja e radhës e deri te CAS-i, Bruno Dita i thotë të gjitha pa u menduar dy herë.
OBJEKTIVI – “Kemi të njëjtin uri për të fituar. Ishte çështje fati që humbëm ndeshjet e fundit”.
CAS-i – “Nuk e kemi menduar çështjen e CAS. Ishte një moment vjet, dy javë që e kishim mendjen. Klubi u mundua të na e largonte vëmendjen nga vendimi”.
MERKATO – “Normalisht do na shërbejë kjo periudhë për të kapur gjendjen fizike. Shpresoj që klubi të bëjë blerje, pasi realisht kemi nevojë për përforcime në çdo pozicion. Skënderbeu është mësuar të jetë në krye dhe mendoj se 7 pikë nga Partizani nuk janë asgjë. Ka edhe dy faza për t’u luajtur”.