Sfida e parë e Champions League mes Partizanit dhe Karabakut do të luhet ditën e mërkurë më datë 10 korrik në “Selman Stermasi”. Skuadra azerë do të mbërrijtë ditën e sotme në Tiranë, përmes Mynihut, ndërsa ka mbyllur minifazën përgatitore në Austri.
Skuadra e Karabaku do të zbres në fushë ditën e nesërme për të kryer seancën stërvitore dhe konferencën për mediat. Një mungesë e sigurt për skuadrën azere është mbrojtësi Ëild-Donald Gerrier, i cili ka qenë i grumbulluar me skuadrën e tij Kombëtares Haiti.