Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon duelin tepër të rëndësishëm përballë Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian për grupmoshën U-21 që do të mbahet në vitin 2019.
“Gardian” i portës kosovare Visar Bekaj i cilu luan për bardheblutë e Prishtinës shprehet optimist para duelit, ndërkohë që pret edhe përkrahjen e tifozëve për këtë ndeshje.
“Kemi një atmosferë shumë të mirë në ekip. Entuziazmi është i madh tek të gjithë djemtë. Jemi kompakt si ekip, pasi e njohim më mirë lojën e njëri-tjetrit.
E dimë se Izraeli është një kundërshtar i papërshtatshëm, por shpresoj se nesër edhe me përkrahjen e tifozëve do të arrijmë të triumfojmë”, deklaroi Beka.
Kosova – Izraeli do të luhet të enjten mbrëma në “Adem Jashari” të Mitrovicës në orën 19:00.