Franko Lerda ka mbyllur me sukses stërvitjen e parë me Partizanin. Kampionët në fuqi të vendit kanë udhëtuar drejt Sllovenisë për të përgatitur sezonin e ardhshëm, i cili nis që në fazat paraeliminatore të UEFA Champions League, ku si kundërshtar do të ketë Qarabak.
Por, përveç organikës dhe punës në ekip, të kuqtë kanë pësuar ndryshime edhe në stafin drejtues. Ish-gazetari i SuperSport, Gjergji Xharo është zyrtarisht asistent i drejtorit, Olsi Rama, megjithatë, siç duket i duhet të bëj edhe kronikat në lidhje me zhvillimet në klub.