Igli Tare është padyshim një prej figurave më të njohura të sportit shqiptar përtej kufijve. Ish sulmues dhe tanimë drejtor sportive i Lazios, Tare ka bërë një punë për t’u lavdëruar përtej Adriatikut. I përzgjedhur ndër pesë drejtorët sportivë më të mirë në Europë, ish lojtari I Kombëtares shqiptare të futbollit ka treguar se është I aftë në menaxhim.
Igli Tare nuk kishte absolutisht asnjë synim apo plan për t’u bërë drejtori sportive I Lazio-s. Ishte fundi I vitit 2008 ai që do shënjonte jetën e tij të “re”, kur lojtari u paraqit në zyrën e presidentit Lotitto. Ishte 35 vjeç dhe prej tre sezonesh luante në majën e sulmit të “Shqiponjave”. Duke menduar të dilte në “pension”, vjen oferta e Lotitto-s që u duk e parezistueshme, njëherazi edhe e vështirë.
I përzgjedhur nga “Gazzetta dello Sport” në Personazhin e Javës, preztigjozja italiane I ka kushtur një shkrim ku nuk mungojnë lëvdatat për shqiptarin. Që në krye të herës theksohet se Tare është një polyglot që njeh gjashtë gjuhë dhe I fiksuar pas video analizës, as shumë sa kjo metodë pune I është kthyer në “fiksim”. “Njeh gjashtë gjuhë dhe është I fiksuar pas videos, por nuk zgjedh asnjë lojtar nëpërmjet tyre pa e parë më parë në fushë live”, shkruan gazeta italiane. Tare ka zbuluar “thesare” që ia kanë zbardhur faqen klubit, vijon më tej prestigjozja “Dello Sport”, duke kujtuar lojtarë si Klose, Keita Balde, Immobile, Correa apo Milinkovic – Saviç.