Kukësi ka nisur përgatitjet ditën e sotme në Ohër, ndërsa lojtarët janë duke zbatuar regjimin e rreptë të trajnerit Ernest Gjoka. Kushtet janë të gjitha të plotësuara, ndërsa lojtarët po përshtaten me trajnerin e ri nga dita në ditë.
Por, një foto e postuar në “instagram” nga Edon Hasani ka ngatërruar të gjithë. Shihen në foto Edon Hasani, Besar Musolli dhe Ervis Koci gjatë orarit të pushimit, por nuk mungon një koment i ish-trajnerit Klodian Duro, i cili e cilëson foton e ditës. Por, më pas vijojnë komentet e Hasanit dhe Musollit, të cilët e ngrenë në piedestal ish-trajnerin e tyre.
Situatën e neutralizon një tifoz, i cili u bën me dije djemve se përpos lëvdatave për Duron, ata duhet të fokusohen tek Ernest Gjoka, pasi mund të përfundojnë jashtë planeve…