Orgest Buzi largohet nga Apolonia dhe firmos në Gjermani. Ish-mbrojtësi i Apolonisë në Kategorinë e Parë, por edhe Bylisit ka lënë Shqipërinë dhe që nga sezoni i ri do të luajë te skuadre e BV Essen, që militon në Ligën e gjashtë.
Sipas “Kategoria e Parë”, Buzi ka kaluar me sukses provën dhe tashmë është lojtari më i ri i skuadrës gjermane. Një hap përpara në karrierën e tij për Buzin që nga Kategoria e Parë shkon në Gjermani.