Dinamo luajti ditën e sotme një ndeshje të rëndësishme për të arritur Kategorinë Superiore. Blutë e kryeqytetit fituan minimalisht 1-0 ndaj Korabit e tashmë janë vetëm një hap larg rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Për të ndjekur këtë ndeshje në stadiumin “Selman Stermasi”, ishte edhe Halit Gega, vëllai i ish-trajnerit të Partizanit, Skënder Gega.
Ai kishte ardhur nga Gjermania enkas për të mbështetur skuadrën e tij të zemrës, Dinamon në këto momente të rëndësishme. Është gazetari Artan Hoxha që ka publikuar një foto me Halit Gegën nga shkallët e stadiumit “Selman Stermasi”, ndërsa kujton edhe kohën e artë kur Gega ishte pjesë e Dinamos së madhe.
Postimi i gazetarit Artan Hoxha:
Në tribunen e stadiumit “Dinamo”, me dinamovitin e madh Halit Gega, i ardhur nga Gjermania për të mbeshtetur skuadren e zemres…
Mes vellezerve Gega nga Tropoja, me shume mik kam Skender Gegen e Partizanit, por tifozllek kam bere per mesfushorin e Dinamos se madhe, të epokes Zeri-Pernaska-Ballgjini, Halit Gega…
Ne foto, ekipi i Dinamos në “Qemal Stafa”, ne vitin 1981, para se te fitonte me finalisten e kupes UEFA, FC Carl Zeiss Jena, 1-0, me gol te Vasillaq Zerit…
Lart: 8. Kujtim Çoçoli, 11. Aleko Bregu, 4. Muhedin Targaj, 5. Halit Gega, 2. Agustin Kola, 10. Shyqyri Ballgjini (kap.);
Poshtë: 7. Uran Xhafa, 9. Vasillaq Zëri, 1. Ilir Luarasi, 3. Agron Dautaj (Hazbiu), 6. Andrea Marko.