Idriz Batha është i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv-Klan. Ish-kapiteni i Partizanit, tashmë ka firmosur me Flamurtarin dhe sezonin e ri do të luajë për vlonjatët.
Fillimisht ai foli për karrierën e tij teksa u shpreh se e kishte pasur ëndërr gjithmonë të gjente një ekip jashtë vendit. Megjithatë për të është mirë të luaj edhe në Shqipëri.
“E kam pasur ëndërr gjithmonë të luaj jashtë vendit. Por, gjithashtu më ka pëlqyer që të jem pjesë e një skuadre të mirë në vendin tonë. Shyqyr Zotit ja kam arritur dhe jam i kënaqur”, tha fillimisht ai.
Më pas tregoi që gatimi nuk ishte pika e tij fortë. Madje zbuloi që e dashura, para emisionit e kishte detyruar të merrte të priste një kungull që të ishte sa më i përgatitur para kamerave.
“Të them të drejtën, gatimi nuk është pika ime e fortë. Para se të vija në emision, e dashura më tha në shpi që të merrja një kungull dhe ta prisja në mënyrë që të mësoja”, deklaroi ai duke qeshur.