Interi është duke u treguar mjaft aktiv në këtë merakto. Zikaltërit kanë afruar zyrtarisht vetëm Ashley Young ndërsa në ditët në vijim pritet të ketë edhe të tjera afrime. Lidhur me merkaton ka folur edhe drejtori sportiv I Interit, Piero Ausilio që ka skanuar objektivat që zikaltërit kaën në këtë sesion merkato.
Eriksen? “Kemi bërë ofertën tonë zyrtare te Tottenham dhe tani presim një përgjigje. Ai është një “Top Player” dhe do të luajmë kartat tona. Kemi arritur gjithashtu marrëveshjem me Chelsea për Victor Moses.
Giroud? “Është një mundësi. Nëse do të ketë skuadër të interesuar për të do ulim të bisedojmë pasi ai kërkon të luajë më shumë”, u shpreh Ausilio për merkaton e klubit zikaltër.