Forca të shumta policie janë mobilizuar për mbarëvajtjen e Finales së Conferenca League mes Romës dhe Fejnordit, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
2500 efektivë do të jenë në gatishmëri këtë mbrëmje, ndërsa në mbështetje të policisë së kryeqytetit, mësohet se kanë ardhur forca edhe nga Elbasani dhe Shkodra. Një autobus me rreth 50 efektivë dhe tre grupe të “Shqiponjave” kanë ardhur nga Elbasani.