Paraqitjet e fundit të Rikardo Kuarezmës me Beshiktashin sidomos në Champions League kanë bërë që të gjitha mediat të vlerësojnë mesfushorin 33-vjeçar.
Portugezi ishte protagonist absolut në barazimin 3-3 të skuadrës së tij ndaj Benfikës në Champions në mesjavë me një gol dhe një asis.
“Ndihem mirë dhe kam besim te vetja. Nuk e kisha menduar se do të arrija në këtë nivel në moshën që jam aktualisht
Falë zotit nuk kam pasur dëmtime, teksa me shifrat që po qarkullojnë tani, më thonë me shaka se vlej 100 milionë euro”, ka deklaruar Rikardo Kuarezma për prestigjiozen portugeze “A Bola”.
Kujtojmë se mesfushori portugez u ble nga Interi në kohën e Murinjos për 45 milionë euro, por pas vetëm një sezoni u largua si dështimi më i madh i merkatos zikaltër.