Pasi mori ftesën nga Edi Reja te Shqipërisë, futbollisti i skuadrës Leganes B Kleandro Lleshi shprehu gëzimin për këtë moment të veçantë të karrierës së tij. 19-vjeçari është mes lojtarëve të parë të thirrur nga tekniku i ri kuqezi për të njohur lojtarët.
Në një postim në “Instagram”, Lleshi u shpreh krenar që do të ketë mundësinë të përfaqësojë atdheun e tij.
“Nje ëndërr e nisur që në prekjen e parë te topit, që në vrapimin e parë. Të përfaqësosh kombin tënd është një ëndërr për çdokënd që e ndjek ketë rrugë, një dëshirë e papërshkrueshme. Çdo gjë duket larg dhe afër në të njëjtën kohë, deri në momentin që e prek atë moment, e ndjen atë ndjesi. Ndien krenarine që më parë e mendoje që mund ta jetoje në një të ardhme, por që arrin të ta japë shumë shpejt kjo bluzë e këto ngjyra!”, shkruan Lleshi.
Ai ka dalë nga skuadra e Kategorisë së Dytë Internacional Tirana.