Sot mbush plot 100 vjec. Behet fjalë për Nezihat Stërmasin, bashkëshorten e të madhit Selman Stermasi, legjendës bardheblu që ka shkruar emrin me të arta në historinë e klubit që ka moshën e Nezihatit po ashtu. Plot 100 vjec dhe zonja Stermasi ka qenë aktive dhe në media. Dalja e saj më e fundit është në dokumentarin “Kampionët- një jetë bardheblu”.
Nezihati foli për vitet e futbollit të Selmanit, sesi dera e shtëpisë së saj mbeti e hapur për gjithë futbollistët nga rrethe të ndryshme, edhe atëherë kur regjimi sulmonte Selmanin dhe familjen e saj. Ajo u shpreh e lumtur për titullin e fituar nga Tirana në këtë 100 vjetor dhe e mbylli me shprehjen se këtë titull e shijoi edhe më shumë, kur edhe vetë jeta e saj do të kapte kufijtë e 100 viteve. Neësport bashkohet me urimet për një jetë sa më të paqtë për zonjën e hekurt bardheblu.