Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel në një prononcim për mediat, ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me situatën e Neymar JR. Trajneri ka thënë se gjithçka është në rregull dhe lojtari do luajë në ndeshjen e ardhshme ndaj Interit.
“Neymar? Të martën do të jetë me ne për të luajtur kundër Interit. Këtë të dielë, është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, ka kaluar testet mjekësore dhe do të jetë gati me pjesën tjetër të skuadrës”, ka thënë Thomas Tuchel.
Së fundmi është folur shumë për një rikthim të brazilianit tek Barcelona, mirëpo deri më tani nuk kemi diçka konkrete.