PSG-ja nuk ka hequr dorë nga Paulo Dybala. Kampionët e Francës e duan me çdo kusht sulmuesin argjentinas në skuadër dhe në merkaton e verës do të provojnë ta transferojnë në “Parc de Prince”.
Drejtuesit francez e kërkuan edhe gjatë merkatos së verës, por oferta u refuzua nga Juventusi, por edhe nga lojtari që nuk dëshironte largimin.
Tashmë gjërat mund të ndryshojnë dhe Dybala mund të pranojë destinacionin e ri. Te PSG-ja janë në pritje për të mësuar të ardhmen e Neymar që me shumë mundësi do të largohet, ndërsa nuk do të blejnë Icardin për t’u përqendruar totalisht te Dybala. Mediat në Francë theksojnë se argjentinasi është emri I parë në listën e merkatos dhe PSG-ja do të provojë të bind Juventusin.