Nevil Dede ka publikuar listën e lojtarëve të Shqipërisë u-19 që do të ketë të gatshëm për kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë do të grumbullohen me 4 nëntor dhe sfidat e kësaj grup-moshe do të zhvillohen në Belgjikë.
Në sy bie fakti që mes futbollistëve të Kombëtares, bën pjesë ylli i U-21, Armando Broja. Veç sulmuesit të Chelsea-it është grumbulluar edhe Angelo Ndrecka me Emiliano Bullarin. Trajneri Dede ka dalë në konferencë për shtyp ku është shprehur se synon të kualifikohet në “Elite Round”. Kujtojmë që Europiani i 19-vjeçarëve do të zhvillohet në Irlandën e Veriut.