Hungaria barazoi 1-1 me Francën, në ndeshjen e vlefshme për grupet e EURO 2020. Një nga më të mirët për Kombëtaren hungareze ishte mesfushori László Kleinheisler. 27 vjeçari i Osijek jo vetëm neutralizoi “gjelat”, por edhe mori çelësat e mesit të fushës.
Kleinhesiler është lojtari i ndeshjes, me UEFA që i ka dhënë atij çmimin. Hungaria renditet në vendin e 3-të, me 1 pikë të grumbulluar. Ndeshja e rradhës për të besuarit e Rossit është ndaj Gjermanisë, pas vetëm pak ditësh.