Vllaznia dhe Partizani do të luajnë nesër në orën 17:00 takimin e javës së tetë. Ndeshja e “Loro Boriçi-t” sheh të kuqtë pa mbështetjen e lojtarit të 12-të, tifozëve. “Demat” janë të pezulluar për këtë takim, pas akteve të dhunës ndodhur në derbi ndaj Tiranës. Klubi nuk ka paguar gjobën prej 5 milion lekësh të vjetër, ndaj Partizani do udhëtojë pa sektorin ultras. Por nuk ka vetëm lajme të këqija.
Te Partizani festojnë përpara ndeshjes së nesërme. Dy nga lojtarët e saj sot festojnë ditëlindjen dhe klubi i ka uruar në kanalet zyrtare të komunikimit. Bëhet fjalë për Esat Malën dhe Aristoteles Romero, që mbushin përkatësisht 21 dhe 24 vjeç. Dy lojtarët kanë qenë titullarë në formacionin e Lerdë-s dhe shihen si pika të forta për vazhdimin e edicionit. Romero mungon nesër ndaj Vllaznisë, pasi vuan kartonin e kuq të marë në ndeshjen e fundit.
Urimi i klubit :