Antonio Conte, trajneri I Interit, në konferencën për mediat, përpara ndeshjes së nesërme në Champions League përballë Slavia Pragës, e para e kësij sezoni, është shprehur ndër të tjera edhe për rastin e Romelu Lukakut, I cili është në dyshim për këtë takim, pas problemit që pati dy ditë më parë ndaj Udineses në Serie A.
Sipas Contes, nuk ka diçka zyrtare nëse sulmuesi do jetë në fushë apo jo, por do të ketë ende ehe 24 orë kohë për të vendosur përfundimisht nëse belgu do jetë nga minuta e parë ose jo.
“Lukaku? Jam trajtime që do t’I bëjmë. Kemi ende edhe 24 orë kohë për të bërë llogaritë. Padyshim që nëse do të luante, do të jepte ne garancinë e nevojshme”, është shprehur Antonio Conte ndër të tjera.