Siroki Brijeg mundi 3-1 Vllazninë para pak ditësh, në takimin e parë të turit të parë të Conference League. Boshnjakët bënë një lojë të kënaqshme, majde, edhe duke dominuar. Pikërisht për këtë temë dhe për sfidën e kthimit në Loro Boriçi, ka folur mbrojtësi kroat i Siroki Brijeg, Tomislav Culjak. Në fjalën e tij për kanalin zyrtar të klubit, u shpreh se rezultati i marrë është pozitiv, por nuk ka kohë për relaks.
“Kontestimet për arbitrin prishën pak atmosferën e krijuar pas asaj fitoreje. Kemi marrë një rezultat shumë të mirë, por nuk ka relaks. Ne jemi më të mirët, nëse bëjmë maksimumin. Jam i sigurt që do bëjmë këtë gjë, pasi e dijmë çfarë sjell kalimi i turit” – Tomislav Culjak.