Derbi Partizani-Tirana u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat, por që në fund ekipet ndajnë nga një pikë. Fillimisht Corderio dhe më pas Muçi në minutat e fundit vendosën këtë takim. Në fund të ndeshjes në mungesë të trajnerit Sormani, foli zv.trajneri Kalari që për “Supersport”, u shpreh:
Barazimi ndaj Tiranës? “Më vjen keq për golin e pësuar në fund pasi çunat bën një ndeshje shumë të mirë. E dinim që ana psikologjike nuk ishte e mirë dhe ata luajtën për klubin, për presidentin, drejtorin dhe tifozët. Lojtarët kishin besim se do ia dilnin dhe për këtë më vjen keq pasi pësum gol në minutat e fundit. Të gjithë ne duhet të jemi krenar për atë që lojtarët bën sot në fushën e lojës.
Nuk është e pakët kjo situatë që kemi kaluar, por lojtarët e mblodhën vetën dhe tham që sot do të bëjmë maksiumin dhe do të luajmë edhe për ata që kanë dalë pozitiv me Covid-19. Bëmë gjithçka në fushë edhe pse ishte e vështirë, por unë kisha besim sepse futbolli është një lojë burrërore. Jam I bindur që nëse do të kishim 7 lojtarët që munguan do të ishte diçka tjetër.
Futbolli kështu është I rasteve të humbura dhe me një top të gjatë e një karrambol shënon lojtari I Tiranës. Nuk bëmë asnjë gabim dhe jam I kënaqur edhe pse rastet humben. Nëse do të shënonte Bardhi tani do të flisnin ndryshe”.
Trajneri Sormani? “Ai është pjesë e stafit dhe ai ka meritën e vetë pasi deri tani ai e ka stërvitur skuadrën. Më takonte mua që ta drejtoja skuadrën dhe e mora vesh jo shumë kohë para se të vija në stadium. Për gjërat e tjera nuk mund të flas unë pasi nuk më takon mua. Nëse do të rikthehet Sormani I takon drejtuesve dhe jo mua. Jam prej 5 vitesh këtu dhe si lojtar e tani në staf kam bërë dhe do të bëjë maksimumin”.
Situata në ekip? “Futbollistë të friksuar sot nuk kishte pasi erdhën këtu duke marrë parasysh që kishim mungesa. Ata bën maksimumin dhe nuk kërkuam që derbi të mos luhej, por të luhej normalisht pasi jeta vazhdon. Kemi pasur kujdes vazhdimisht, por ndodhi ajo që ndodhi dhe gjendja psikologjike nuk ishte e duhura”.