Lajme të mira nga Napoli, mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani është shëruar plotësisht nga Covid-19. Ish-lojtari i Partizanit në Kategorinë Superiore u infektuar gjatë ndeshjeve të Kombëareve dhe prej dy javësh ka qendruar në karantinë pasi rezultoi pozitiv në testin e kryer.
Ditën e sotme, Rrahmani ka bërë tamponin e radhës dhe përgjigja ka qenë negative. Në këtë mënyrë, mbrojtësi i Kosovës mposht Covid-19 dhe ditën e nesërme do të rikthehet të stërvitet me skuadrën edhe pse duket e vështirë prezenca e tij në ndeshjen e Europa League ndaj AZ Alkmar.
Pak ditë më parë edhe Hysaj rezultoi negativ e dy të lojtarët do të jenë gati për Napolin me Rrahmanin që ende nuk ka bërë debutimin në Serie A me fanellë napoletane.