Lionel Messi prej kohës është në qendër të mediave për shkak të të ardhmes së tij shumë të diskutueshme. Shumë zëra e lidhin argjentinasin me një rikthim në “Camp Nou” pr të riveshur sërish fanelën e Barceonës, por asgjë akoma.
Por përpara se kampioni i botës të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij, ish-futbollisti argjentinas Maxi Rodriguez ka zbuluar se për 36-vjetorin e Lionel Messit do të organizohet një ndeshje. Kjo ndeshje do të zhvillohet me 24 qershor dhe kampioni i botës do të zbresë në fushën e lojës
Gjatë një konference për shtyp, Rodriguez deklaroi se “Pleshti” do të jetë padyshim një nga të ftuarit dhe prania e tij do të përkojë me ditëlindjen e 36-të të kampionit të botës.
“Ai do të jetë pjesë e ndeshjes, por lista e të ftuarve do të finalizohet me afrimin e ngjarjes”, tha argjentinasi.
Maxi Rodríguez confirmó que Lionel Messi, Marcelo Bielsa, Lionel Scaloni, Gabriel Heinze, el Kun Agüero, Javier Zanetti y Sorín serán algunos de los INVITADOS para su despedida el próximo 24 de junio, justo el día del cumpleaños de Leo.
Además, el partido será Newell’s -… pic.twitter.com/qItuVZpKZ1
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) April 26, 2023