40 milionë shpërblim do të marrin futbollistët e Flamurtarit për dy fitoret me Luftëtarin dhe Vllazninë si dhe barazimin në Durrës me Teutën. Lojtarët vlonjatë i kanë surprizuar të gjithë me kërkesën e bërë gjatë ditës së djeshme. Paratë nuk i duan vetëm për vete. Punëtorët e fushës, ata që merren me mirëmbajtjen e stadiumit dhe ata që punojnë në prapavijë duhet të shpërblehen njësoj si ata.
Ky lajm ka sjellë entuziazëm në kampin vlonjat ndërkohë që tani pritet të vijnë lekët nga drejtuesit e më pas lojtarët të merren me shpërndarjen e tyre.