Ecuria fantastike e Flamurtarit në javët e fundit ka rikthyer Vlorën të besoj tek suksesi në fundin e sezonit. Të hënën duhet fitorja me të kuqtë, ndërkohë që pak ditë më pas, në javën e parafundit të kampionatit do të luhet ndeshja me Laçin. Këto 180 minuta do të përcaktojnë fatin e skuadrës që drejtohet nga Shpëtim Duro.
Në rast suksese me Partizanin që tashmë duket i dorëzuar dhe në rast fitore me Laçin, Europa pritet të jetë e sigurtë. Në ndeshjen e fundit Flamurtari do të luaj me Korabin e rënë nga kategoria dhe gjasat janë që vlonjatët ta mbyllin me 44 pikë. Duke parë kalendarin e vështirë që Luftëtari ka përpara, Flamurtari ka të gjitha shanset për të kapur vëndin e katërt që të dërgon në Europë nëse Tirana nuk do të fitoj Kupën e Shqipërisë.