Klubet e La Ligës do të lejohen të stërviten duke filluar nga java e ardhshme, si pjesë e planit për të rifilluar futbollin nga mesi i qershorit.
Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, ka njoftuar se do të ketë 4 faza për të lehtësuar masat e bllokimit nga Coronavirusi. Klubet e futbollit spanjoll do të lejohen të kthehen në stërvitje nga data 4 maj, si pjesë e një plani me katër hapa, për të rifilluar sportin profesional në vend deri në mes të qershorit.
Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, njoftoi se do të ketë katër faza për të lehtësuar masat e bllokimit të Coronavirusit, me hapin e parë për një rifillim të sportit elitar që fillimisht do të vi me seanca individuale në ambientet e klubit.
Ndërsa udhëzimet aktualisht janë të përgjithshme dhe nuk kanë detaje specifike, ngjall shpresat për rifillimin e La Ligës deri në fund të qershorit. Zbatimi i rregullave në futboll ende nuk është zyrtarizuar, por aktualisht 4 fazat janë:
4 maj – Lojtarët do të jenë në gjendje të kthehen në ambientet stërvitore të klubit për stërvitje individuale.
18 maj – Do të lejohen stërvitjet në grupe të vogla.
1 Qershor – Sesionet e skuadrës së plotë do të rinisin.
5-12 qershor – Një rikthim në sezonin e La Ligës me ndeshje që do të luhen me dyer të mbyllura.
Para njoftimit të Sanchez, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, kishte hedhur mbështetjen e tij për një rikthim të kontrolluar të futbollit.