Lautaro Martinez është në qendër të vëmendjes në Seria A dhe tashmë ka arritur të fitojë zemrat e të gjithë tifozëve të Interit. Zikaltërit arritën të siguronin shërbimet e tij për 25 milionë euro, teksa është aktivizuar në 16 takime duke arritur të shënojë 8 gola.
Performanca e tij ka qenë në progres të vazhdueshëm dhe kjo ka bërë që Barcelona të hedhë “grepat” në Milano. Për argjentinasin ka folur drejtori i Barcelonës, Eric Abidal i cili ka deklaruar: “Ai është një lojtar i kompletuar. Po arrin një nivel shumë të lartë. Është një futbollist që ka shumë cilësi”, ka përfunduar Abidal duke treguar interes për futbollistin e Interit.