Rudi Vata ka qenë ish-kapiten i ekipit Kombëtar si dhe pjesë e Celtic për shumë sezone. Aktualisht ai është pjesë e Mouscron ën Belgjikë në rolin e këshilltarit. Në një lidhje me “Fan Zone”, Rudi Vata tregoi situatën në Skoci, eksperiencën në Belgjikë si dhe të ardhmen e djalit të tij, Roco Vata.
Situata në Skoci? “Jam shumë mirë këtu dhe nuk kam qenë më mirë se kaq. E rëndësishme është të jesh pozitiv në këto situata. Duhet të kesh besim te e mira.”
Eksperienca në Belgjikë? “Kampionati në Belgjikë është i mbyllur dhe mendoj se ka qenë vendimi i duhur. Javën e kaluar ka pasur disa takime për licensimet për sezonin tjetër. Klubi ku unë jam pjesë nuk ka marrë licensim dhe shpresoj që të gjehen fondet e mjaftueshëm për të vazhduar sezonin. Deri tani situata është e pasigurt, por shpresoj t’ia dalim mbanë. Club Brugge ka bërë një kampionat të mirë me 15 pikë para dhe meriton të shpallet kampion”.
Planet për të ardhmen? “Unë i shikoj të gjitha opsionet e mundshme. Gjithçka do të varet ng bisedat që do të bëjmë me klubin. Lojtar shqiptar? “Nuk kam piketuar pasi janë shumë të shtrenjtë dhe nuk janë për klubin tonë pasi është klub I vogël”.
Djali juaj me Kombëtaren shqiptare? “Nuk e kuptoj si njerëzit flasin kështu. Djali im është vetëm 15 vjeç dhe nuk është bërë ende një lojtar profesionit edhe pse është shumë I talentuar. Kam dhënë shumë për ekipin kombëtar dhe pas gjithë këtyre arritjeve në Shqipëri nuk e shikoj veten shumë të dëshirueshëm.
Nuk e shikoj që Roco për momentin me ata që drejtojnë futbollin e dëshirojnë figurën e Rudi Vatës. Unë e kam vendosur që të jap mendimin tim dhe kur të vij momentin që Roco do të jetë në momentin për të vendosur ne do të ulim dhe do të flasim me njerëzit e duhur pasi kjo është një gjë e madhe”.