Andi Lila është një nga emrat e njohur që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares që aktualisht luan në Greqi është shfaqur sot në stadiumin “Selman Stërmasi” për të ndjekur nga afër ndeshje e Kupës së Shqipërisë mes bardhebluve dhe Luftëtarit.
Ish-lojtari i 24-herë kampionëve të Shqipërisë duket se është i lidhur ngushtë me Tiranën, pasi herë pas here ka deklaruar se nëse do t’i duhej të rikthehej do të luante vetëm për ta. “Në Shqipëri luaj vetëm me Tironën”, pati deklaruar kohë më parë lojtari kavajas.
Kujtojmë që ndeshja Tirana – Luftëtari është e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe rezultati vijon të jetë 3-1 për bardheblutë.