Lojtarët e Vllaznisë e kanë patur ditën e sotme një ditë pushimi. Pas humbjes kundër Teutës pritej një analizë e stafit teknik së bashku me futbollistët, por kjo nuk ka ndodhur.
Trajneri Armando Cungu ka vendosur që sot të gjithë të jenë pushim dhe vetëm nesër do të nisin përgatitjet për sfidën e së shtunës kundër Luftëtarit.
Situata nuk ka qenë e mirë, pasi ambienti shkodran ka qenë tejet i zymtë. Megjithatë tekniku shkodran nuk është ndikuar fare nga kjo dhe e ka akorduar pushim ditën e hënë.