Lorenzo Pellegrini ka vendosur që të ardhmen të jetë një lojtar i Romës, duke mos u larguar nga verdhekuqtë. Sikurse raporton Corriere dello Sport, mesfushori do të qendrojë në “Olimpico”.
Ndoshta, 23 vjeçari është duke menduar që të bëhet një tjetër legjendë e Romës, pas Totti-t dhe De Rossi-t. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë.
Kujtojmë që në raundet eleminatore të Europa League, Roma mund të përballet me Kukësin, gjithmonë nëse këta të fundit eleminojnë skuadrën e Debreçenit.