Barcelona ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajnë në kampionat ndaj Eibar. Pas fitores ndaj Getafes 2-1 ku ishte I grumbulluar edhe Rey Manaj, katalanasit kërkojnë një tjetër fitore pas hapit fals të Real Madrid.
Në stërvitjen e sotme I pranishëm ka qenë sërish Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar është stërvitur me ekipin e parë dhe në Barcelonë janë në pritje të afrimit të një sulmuesi në merkato. Ky do të ishte një lajm mjaft negative për Manajn, por deri në momentin që do të bëhet zyrtare, lushnjari do të ketë mundësi të tregojë aftësit e tij.