Jose Mourinho është kthyer në njeriun më pak të dëshiruar në “Old Trafford” që pas humbjes së djeshme turpëruese 0-3 ndaj Tottenhamit. Rezultati i djeshëm vendosi disa rekorde negative që paraqesin tablonë e zymtë të krizës brenda “Djajve të Kuq”. Por menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së tretë të Premier League, portugezi ka marrë mbështetjen e drejtuesve të klubit. Numri 2 i Manchester United Ed Woodward i garantoi 55-vjeçarit se pronaët e United kanë besim te plotë te “The Special One”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.