Juventus ka njoftuar zyrtarisht se pas një vendimi nga stafi mjekësor, në ndeshjen ndaj Napolit, përveç kapitenit Chiellini i cili u dëmtua ditën e sotme, do të mungoj dhe tekniku i tyre Maurizio Sarri.
Për trajnerin e Juventus kjo është sfida e dytë që ai nuk merr pjesë pas asaj me Parmën, për shkak të pasojave të lëna nga pneumonia e cila e kapi kur u kthye nga turneu në Azi.
Siç raportohet nga Juventus, Sarri pritet të jetë në stol në ndeshjen kundër Fiorentinës më 15 shtator.