Në 3 janar Michael Schumacher do të mbushë 50 vjeç, edhe pse në një mënyrë jo të zakontë. “Ferrari” për nder të tij do të krijojë një hapësirë ekspozite për të nderuar 7 herë kampionin e botës.
E gjithë kjo po bëhet për t’i shprehur mirënjohejn një legjende sikurse është ky pilot. Në Muzeun “Ferrari”, që do të marrë emrin “Michael 50”, që do të hapet në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”, do të jenë të ekspozuara disa prej momenteve më të mira të karrierës së tij ndër vite me “kokëkuqjen”.