Klubi i kryeqytetit francez PSG ka vendosur të ftojë heronjtë e zjarrit të Notre Dame për të ndjekur ndjeshen e të dielës kundër Monaco, në Parc de Princes.
Takimi ndërmjet Paris SG dhe Monaco në Parc des Princes të dielën në mbrëmje do të ketë prat ë ftuarit special. Sepse klubi ka shumë mundësi të fitojë titullin kampion në Francë pas dy dështimeve të njëpasnjeshme, në Nantes këtë javë ku u mundën 2-3 dhe Lille javën e kaluar ku u mundën 5 me 1.
Por Prinde des Parces do të ketë një kujtesë për atë që ndodhi në Notre Dame. Paris SG lajmëroi se do të bashkohet financiarisht momentin për solidaritetin që ka lancuar liga profesioniste për rindërtimin e monumentit .
Janë dërguar 500 bileta në drejtim të Brigadës së zjarrit të parisit.
Ndërkohë që lojtarët e PSG do të veshin edhe bluza të vecanta me fotografi të Notre Dame në pjesën ballore të bluzave. Edhe emrat e lojtarëve do të mbulohen nga mbishkrimi “Notre Dame”. Ndërkohë fansat e klubit mund të blejnë bluzat që kanë dalë në shitje, por vetëm 1000 copë, me një cmim prej 100 euro cdo bluzë, dhe këto kanë dalë në treg që të hënën. Dhe gjithcka që do të mblidhet nga shitjet, do të jepet donacion për rindërtimin e katedrales.