Juventus luajti mbrëmë në transfertë kundër Portos, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të portugezëve. Ky takim ishte i vlefshëm për 1/8-at e Champions League.
Kjo sfidë është pasqyruar edhe në gazetën “Panorama Sport”, ku gabimisht gazetarët e kanë raportuar si një takim ku ka fituar “Zonja e Vjetër” dhe jo kampionët e Portugalisë.
Kaq ka mjaftuar dhe në rrjetet sociale ka plasur gallata duke ironizuar gabimin e ndodhur. “Kur gazetari vë Juven 2-sh”, shkruhet në një nga faqet më të njohura në facebook.