Kategoria Superiore zbret në fushë të mërkurën, teksa nuk mungojnë përballjet interesante.
Vllaznia kryesuese udhëton në Durrës, teksa kërkon 3 pikët e rradhës ndaj Teutës. Ndeshje e lehtë në letër për Partizanin, i cili do masë forcat me Apoloninë. Tirana “gjen” Bylisin, me shpresën se bardheblutë do harrojnë shpejt disfatën 3-2 ndaj shkodranëve.
Betejë interesante edhe ajo mes Kukësit dhe Laçit, me të dyja ekipet që duan të bëjnë një sezon pozitiv. Edhe pse është vetëm fillimi, Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë të nxehtë.
Duelet, e mërkurë 25 nëntor:
13:45
Tirana-Bylisi
Skënderbeu-Kastrioti
Apolonia-Partizani
16:45
Kukësi-Laçi
Teuta-Vllaznia