PSG vazhdon marshimin në Ligue 1. Në kuadër të javës së 9-të të kampionatit francez, parizienët arrijnë fitoren e 9-të rradhazi duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve të plota dhe në këta mënyrë duke vazhduar me 100 % të pikëve.
Ndeshja kundër Dijon në transfertë nuk u duk aq e lehtë për PSG që hasi në rezistencën e vendasve. Pavarësisht tentativave nga Neymar, Mbappe dhe Di Maria, ndeshja u zgjidh nga 2 gola të mbrojtësit belg, Thomas Meuneir i cili realizoi në minutë e 71-të të ndeshjes dhe në minutën e 92-të të saj, duke i dhënë fitoren të besuarve të Emery. Në minutën e 87-të, Dijon arriti të barazonte por do ishte heroi Meuneir që do zgjidhte ndeshjen me dopietën e tij.
Kjo fitore edhe njëherë tregon për forcën e PSG dhe objektivin për fitimin e kampionatit francez këtë vit.