Tirana është kampionia në fuqi që këtë sezon futbollistik nuk po kalon një formë të mirë. Megjithëse drejtuesit arritën të bënin disa afrime në merkaton e dimrit, kryeqytetasit ende nuk po arrijnë të jenë brenda prishtmërive duke rrezikuar edhe Kupat e Europës.
Sot, klubi bardheblu ka bërë një postim në kanalin zyrtar ku duket se kërkon të motivojë lojtarët, por edhe të provokojë kundërshtarët. “Ne mund të sundojmë këtë botë”, shkruajnë bardheblutë shoqëruar me foton e sulmuesit Tim. Ndërsa vijojnë më tej: “Kurrë mos bëni pas!”
Kujtojmë që Tirana gjendet në vendin e gjashtë me 26 pikë. Bardheblutë janë plot 10 pikë larg vendit të katërt, pozicion që përkon me Kupat e Europës.