Marash Kumbulla është objektivi kryesor i Interit në këtë merkato verore. Zikaltërit janë fiksuar me lojtarin e Kombëtares sonë dhe me çdo kusht, Antonio Conte e do në skuadër. Paraqitjet e mrekullueshme me ekipin e Veronës kanë rritur ndjeshëm kuotat e qendërmbrojtësit kuqezi.
Siç raporton e përditshmja “Corriere dello Sport”, drejtuesit zikaltër do të përfshijnë në operacionin e transferimit Dimarcon dhe Salcedon. Të dy këta lojtarë janë te huazuar te Verona dhe po shihet opsioni të zgjatet periudha e huazimit. Ose ekipi nga “Bentegodi” të marrë njërin prej futbollistëve plus para nga zikaltërit.