Autobusi i Bylisit në hyrje të qytetit të Fierit është aksidentuar nga një parakalim i gabuar i një makine tjetër, duke rënë në kanal, me pasojën e përplasjes së pesë lojtarëve, por pa probleme të rënda.
Menjëherë pas aksidentit ekipi mallakastriot u rikthye në Ballsh për t’u rikthyer te qetësia psikologjike pas traumës së marrë. Por, për të “sfiduar” situatën negative mendore, stafi teknik dhe lojtarët kanë vendosur të dalin në fushë pasdite. Ata kanë kryer një seancë të lehtë me ushtrime, për të qenë sa më në formë për takimin kundër Lushnjës.