Lushnja u mund javën e kaluar në kampinat nga një rival I direkt si Pogradeci. Një ndeshje që solli shumë polemika nga lagunarët që tashmë janë 4 pikë largë nga vendi I parë. Në faqen zyrtare, klubi nuk ngurron të “thumbojë” arbitrat, ndërsa kanë publikuar edhe një pjesë të pronocimit të trajnerit Gjyla që shprehet se duan të fusin Apoloninë në Superiore.
“Tani e dimë të gjith që do fusin Apoloninë në superiore , kjo duket qartë … Por unë i kam dhënë porosi çunave që t’jua bëjmë sa më të vështirë këtë gjë atyre edhe pse do kemi arbitrat kundër siç i kemi pasur këtu e dy vjet me rradhë”, lexohet në postimin e klubit në faqen zyrtare.